Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë kanë zhvilluar sot më dt. 12 shkurt 2020, Konsultimet e II Kombëtare.
Gjatë këtij takimi morën pjesë përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare në vendin tonë, anëtarë të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë.
Mbledhja e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja ka trajtuar disa tema të rëndësishme, siç është përfshirja aktive e gruas dhe rinisë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për të shpalosur më shumë vlerat e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri dhe për ta përçuar edhe jashtë saj, si një model të veçantë.
Anëtarët e dy departamenteve të reja të themeluar vitin e kaluar kanë diskutuar dhe hedhur disa ide konkrete për organizime dhe aktivitete të ndryshme ndërfetare, që mund të realizohen gjatë këtij viti.
Ky tubim vjen pas zhvillimit të Konsultimeve të I Kombëtare, të cilat u mbajtën qershorin e kaluar, ku gjatë një workshopi grupet e punës të të dy departamenteve kanë dalë me disa rekomandime të rëndësishme, të cilat më pas u dërguan në Asamblenë e X Botërore të “Religions for Peace”, mbajtur në Gjermani gjatë gushtit të kaluar.