Home
Ish-kryetar 2022

Ish-kryetar 2022

Pastor Ylli Doçi

Dr. Ylli H. Doçi pasi mbaroi studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve në Tiranë, ndoqi studime të mëtejshme në seminarin e Denverit, SHBA, duke u diplomuar në vitin 2003 në Master në Filozofinë e Religjionit (CumLaude).
Dokoratura e tij në Antropologji Sociale u fokusua në marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri në vijim të një përvoje personale prej më shumë se 2 dekadash në këtë fushë.
Përveç shkrimeve dhe fjalimeve në aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, z. Ylli Doçi ka shërbyer në role të ndryshme udhëheqëse organizative në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai është drejtori shqiptar për Fondacionin Ndërkombëtar të Udhëheqësisë dhe nga 2016 është zgjedhur si Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, që përfaqëson një komunitet ungjillor ndërdenominacional. Ai është themelues dhe pastor drejtues i kishës “Guri i Themelit” në Tiranë, ku edhe banon me gruan e tij Nikki, të cilët kanë dy fëmijë, studentë në universitet.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip