Departamenti i Rinisë në KNFSH përbëhet nga dy përfaqësues të rinj nga çdo komunitet fetar, anëtar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të cilët nominohen nga secili komunitet dhe miratohen në Këshillin e Presidencës.
Departamenti i Rinisë mblidhet jo më pak se dy herë në vit. Mbledhja drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së.
Një përfaqësues i Departamentit të rinisë raporton me shkrim të paktën një herë në vit para Këshillit të Presidencës për aktivitetet vjetore brenda departamentit.
Të gjithë anëtarët e Departamentit të Rinisë e ushtrojnë këtë detyrë në mënyrë vullnetare.
Në rast dorëheqjeje të një apo më shumë anëtarëve, përjashtimit apo zëvendësimit me shkrim nga komuniteti që përfaqëson, apo organet drejtuese të KNFSH-së, zëvendësohet nga një tjetër anëtarë i nominuar nga komuniteti përkatës.
Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë ka për detyrë:
Të organizojë sektorët e rinisë ndërfetare në rrethe.
Organizon takime e biseda me studentë e të rinj me qëllim forcimin e dialogut dhe harmonisë ndërfetare te brezat e rinj.
Zhvillon aktivitete kulturore dhe sportive në bashkëpunim me sektorët e rinisë të komuniteteve fetare në vend.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thirrje për paqe mes shqiptarëve
«
Prev
1
/
6
Next
»
Some messages from Department of Youth and Women in Albania Interreligious Council
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë organizon Forum Ndërfetar në Gjirokastër
KNFSH zhvillon Forum Ndërfetar në Gjirokastër
Konferenca Ndërkombëtare dhe Ndërfetare “Vëllazëria në Humanizëm”
IRCA participated in Lindau Conference, October, 3-7, 2021
History of IRCA
«
Prev
1
/
6
Next
»
Na ndiqni në Facebook
This message is only visible to admins.
Problem displaying Facebook posts. Backup cache in use. Click to show error
Error: Error validating access token: The session has been invalidated because the user changed their password or Facebook has changed the session for security reasons. Type: OAuthException