Home
Këshilli i Presidencës

Këshilli i Presidencës

Këshilli i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, përbëhet nga krerët e pesë komuniteteve fetare:

 

1. H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë

2. Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

3. Mons. Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

4. H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve

5. Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

 

KËSHILLI I PRESIDENCËS

a) “Organi më i lartë vendimmarrës i Qendrës së KNFSH-së është Këshilli i Presidencës, i cili përbëhet nga, Kryetaret e Komuniteteve fetare pjesëmarrës të Qendrës. .Ai mblidhet jo më pak se dy herë në vit dhe në raste urgjente.
b) Në rast të largimit nga detyra të secilit prej krerëve te Komuniteteve fetare , për çfarëdolloj arsye, do të zëvendësohet nga pasardhësi i tij në krye të atij Komunitetit fetar.

 

Neni 12

a) Këshilli i Presidencës do të përcaktojë Kryetarin e Këshillit të Presidencës çdo një vit sipas formulës së rrotacionit duke u nisur nga komuniteti tradicional fetar më i madh. Kryetari do të jetë edhe Zëdhënës i Këshillit.
..
c) Kryetari i Këshillit të Presidencës përfaqëson Qendrën në marrëdhënie me të tretët, nënshkruan çdo akt që del nga mbledhjet e Këshillit Presidencial, thërret mbledhjet e Këshillit, dëgjon raporte nga Sekretari i Përgjithshëm dhe stafi ekzekutiv, autorizon persona të tjerë për të kryer veprime proceduriale pranë gjykatave apo organeve të tjera shtetërore.

 

Neni 13

Këshilli i Presidencës zgjedh me votim Sekretarin e Përgjithshëm dhe financierin te propozuar nga Kryetari. Në rast të ndarjes të barabartë të votave vota e kryetarit është vendimtare.

 

Neni 14
Kompetencat

Këshilli i Presidencës drejton të gjithë veprimtarinë e Këshillit, përcakton drejtimet konkrete te punës, miraton projektet e Këshillit dhe prioritetet e financimeve të projekteve.

 

Neni 15
Këshilli i Presidencës:

a. Miraton buxhetin vjetor të KNFSH-së
b. Miraton plan – buxhetin për periudhën tjetër financiare.
c. Analizon dhe miraton raportet financiare.
d. Përcakton veprimet strategjike dhe plan-veprimin e KNFSH-së dhe cakton veprimet prioritare.
e. Miraton statutin ose ndryshimet e tij
f. Miraton rregulloret e brendshme të KNFSH-së.
g. Ai mbledh dhe mbikëqyr çdo komision apo komitet që mund të ngrihet prej tij.

 

Neni 16

Këshilli i Presidencës në çdo rast merr vetëm vendime unanime për të gjitha çështjet, të cilës do natyrë qofshin ato, me përjashtim te votimeve te personave funksionare kur mjafton shumica e votave dhe, kur votat janë të barabarta, vota e Kryetarit është vendimtare

 

Neni 17

Këshilli i Presidencës emëron dhe shkarkon anëtarët e Këshillit Ekzekutiv.

 

Neni 18

Për nevoja të zhvillimit dhe realizimit të objektivave të caktuara, KNFSH mund të ngrejë në baze njësie territoriale Njësitë Lokale të KNFSH-së.

 

Neni 19

Njësite lokale do të përbëhen nga dy përfaqësues lokalë të secilit komunitet fetarë dhe që përkojnë me ato që janë të përfaqësuara në Këshillin e Presidencës. Zgjedhja dhe shkarkimi i tyre bëhet nga Këshilli i Presidencës.

 

Neni 20

Aktiviteti, struktura, kohëzgjatja dhe funksionimi i Njësive Lokale përcaktohet nga KNFSH –së.

 

Neni 21
Mbledhjet

Këshilli i Presidencës e përcakton vetë grafikun e mbledhjeve.
a) Këshilli mund të mblidhet në mbledhje të jashtëzakonshme dhe më shumë se dy herë në vit në rast se kjo kërkohet nga 3 prej anëtarëve të tij.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip