Home
Mblidhet Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Mblidhet Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Më datë 23 janar 2023, mbledhja e parë e këtij viti e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë morën pjesë Kryetari Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Hirësi Asti Bakallbashi, Ndihmës i Kryepeshkopit Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, Mons. Angelo Massafra, Kryegjyshi i Kryegjyshatë Botërore Bektashiane H. Dede Edmond Brahimaj, Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Ergest Biti, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Prof. Asoc. Genti Kruja, si dhe Përgjegjëse e Financës në KNFSH znj. Sheldiana Jano.

Agjenda kryesore e mbledhjes së Këshillit të Presidencës të KNFSH-së ishte marrja e detyrës së kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2023, nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, në bazë të statutit dhe rotacionit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Presidencës së KNFSH-së në vitin 2018, detyrë, e cila pasohet nga Pastor Ylli Doçi.

Më tej mbledhja ka vijuar me paraqitjen e raporteve të aktiviteteve dhe atyre financiare të vitit 2022, miratimin e anëtarëve të rinj të Bordit Ekzekutiv dhe është ndarë një informacion lidhur me delegatët e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, zgjedhur mbledhjen e kaluar, të cilët do të jenë pjesë e Asamblesë së Këshillave Ndërfetarë të Europës.

Presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, që do të mbajë Kryetari Spahiu gjatë vitit 2023 përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësimit dhe themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip