Home
Mblidhet Bordi Ekzekutiv në KNFSH

Mblidhet Bordi Ekzekutiv në KNFSH

Ditën e mërkurë, më 15 shkurt 2023 është mbajtur në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mbledhja e parë e këtij viti e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Bordi Ekzekutiv, i cili përbëhet nga dy përfaqësues nga secili komunitet fetar, pjesë të KNFSH-së është rinovuar me disa anëtarë të rinj për shkak të angazhimeve dhe ndryshimeve në detyrë të disa prej ish-anëtarëve të tij. Në zëvendësimet e bëra është rritur për herë të parë përqindja e përfaqësuesve femra, duke e çuar në 30 % numrin e tyre në Bord.

Bordi Ekzekutiv, i cili përbëhet nga dy përfaqësues nga secili komunitet fetar, pjesë të KNFSH-së është rinovuar me disa anëtarë të rinj për shkak të angazhimeve dhe ndryshimeve në detyrë të disa prej ish-anëtarëve të tij. Anëtarët më të rinj në Bord janë znj. Fatma Karaj, përfaqësuese e KMSH, e cila më parë ka qenë anëtare e Departamentit të Gruas në KNFSH, z. Alesio Sema, i cili ka shërbyer më parë si anëtar i Departamentit të Rinisë në KNFSH dhe znj. Ornela Pica, ku këto dy të fundit përfaqësojnë VUSH në bord. Në zëvendësimet e bëra është rritur për herë të parë gjithashtu përqindja e përfaqësuesve femra, duke e çuar në 30 % numrin e tyre në Bord.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka akorduar gjithashtu dhe nga një certifikatë mirënjohjeje ish-anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, z. Agron Hoxha, z. Ergest Biti dhe z. Erjon Prendi, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në forcimin e frymës së dialogut ndërfetar, si anëtar i Bordit Ekzekutiv në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.”

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip