Home
Mbahet një bashkëbisedimi i hapur ndërfetar në Shkodër

Mbahet një bashkëbisedimi i hapur ndërfetar në Shkodër

Me dt. 7 janar 2023 është mbajtur në Shkodër në Kinema Milenium, një BASHKËBISEDIMI I HAPUR me praninë e drejtuesve dhe përfaqësuesve të pesë komuniteteve fetare në vend, pushtetit lokal dhe drejtues nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Aktiviteti i organizuar nga Komisioni “Drejtësi dhe Paqe”, mbështetur e drejtuar nga Arqipeshkvi Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, njëherazi dhe anëtar i Bordit të Presidencës në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, ka marrë shkas nga tema e mesazhit të paqes të Papa Françeskut, i cili këtë vit titullohet “Askush nuk mund të shpëtohet i vetëm – t’ia nisim përsëri nga covid-19 për të përvijuar së bashku shtigje paqeje”.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip