Home
Drejtues të Këshillit Ndërfetar zhvillojnë një vizitë ngushëllimi në Nunciatën Apostolike

Drejtues të Këshillit Ndërfetar zhvillojnë një vizitë ngushëllimi në Nunciatën Apostolike

Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe njëkohësisht kreu i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja zhvilluan me datë 5 janar 2023 një vizitë ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papës Emeritus Benedikti XVI në Nunciatën Apostolike në Tiranë.

Ata u pritën nga Nunci Apostolik në Tiranë SHTZ. Luigi Bonazzi, ku më pas lanë dhe nga një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës së Vatikanit.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip