Me rastin e javës së Evropës, me datë 8 maj 2022 është organizuar ceremonia e transmetimit të dokumentarit premierë, mbështetur nga Bashkimi Evropian #BE lidhur me harmoninë ndërfetare në vendin tonë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë drejtues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në #Shqipëri
Dokumentari i titulluar “Dritë nga i njëjti zjarr”, fokusohej mbi diversitetin fetar në Shqipëri dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, i cili është burim frymëzimi edhe për Bashkimin Evropian.