Home
Berlin, KNFSH merr pjesë në mbledhjen e Këshillave Ndërfetarë të Europës

Berlin, KNFSH merr pjesë në mbledhjen e Këshillave Ndërfetarë të Europës

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mori pjesë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Dr. Genti Kruja në takimin dhe mbledhjen e Bordeve të Këshillave Ndërfetarë të Evropës, zhvilluar me 12 maj 2022 në Berlin, Gjermani.

Në të njëjtën ditë është zhvilluar gjithashtu dhe ceremonia e inaugurimit të zyrave të reja të Religions for Peace në Berlin, Gjermani. Në këtë ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe përfaqësues nga Këshillat Ndërfetarë të Europës, si dhe zyrtarë nga Ministria Federale e Punëve të jashtme të Gjermanisë.

 

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip