Home
Zhvillohet Simpoziumi XII Ndërfetar “Shpresa në jetën e amshuar dhe jeta në këtë botë”

Zhvillohet Simpoziumi XII Ndërfetar “Shpresa në jetën e amshuar dhe jeta në këtë botë”

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër organizuan dje, më 11 maj 2023, Simpoziumin e XII Ndërfetar me temë: “Shpresa në jetën e amshuar dhe jeta në këtë botë”.

Në takimin e moderuar nga Dom Simo, drejtor i Institutit Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, paraqitën kumtesat e tyre PhD. Cand. Hysni Skura lektor në Departamentin e Shkencave Islame Bedër, Don Lorenzo Rosetti, lektor në Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, si dhe Dr. Nathan Hoppe, lektor në  Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos.

Në emër të Kolegjit Universitar Bedër Në këtë takim morën pjesë, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, dekan i fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Dr. Skender Bruçaj, kryetar i fondacionit Hafiz Ali Korça,  Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, lektor në Departamentin Shkencave Islame, pranë KU Bedër si dhe z. Mark Ereira Guyer, drejtori i ENORB (European Network on Religion and Belief).

Simpoziumi mblodhi së bashku pedagogë dhe studentë nga tre departamente dhe institute të teologjisë islame dhe të krishtera, të cilët diskutuan mbi konceptin e shpresës në jetën e amshuar dhe jetën në këtë botë në këndvështrimin teologjik.

Ky aktivitet vjen në një periudhë kohore tepër të rëndësishme, në një kohë kur shpresa ka humbur, pesimizmi ka kapluar shoqëritë botërore duke shkaktuar edhe kriza identitare, sociale dhe humanitare, në mbarë botën.

Takimi i përmbyll me një seancë diskutimi ku të pranishmit drejtuan pyetjet e tyre, dhanë komentet dhe vlerësimet për punën e kryer.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet zhvilluan një vizitë kulturore pranë Muzeut dhe Fototekës Kombëtare “Marubi”, ku u njohën nga afër me historikun vlerën dhe rëndësinë që ka ky institucion për vendin tonë nga drejtori i Muzeut z. Luçjan Bedeni.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip