Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë zhvillon takim në Shkodër

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë zhvillon takim në Shkodër

Me datë 8 qershor 2023, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës. Me ftesë të Mons. Angelo Massafrës, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe anëtar i Presidencës së KNFSH-së, drejtues të komuniteteve fetare dhe njëkohësisht anëtarë të Presidencës dhe disa nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë janë mbledhur në Shkodër në një takim të zhvilluar në Arqipeshkvinë Shkodër-Pult.

Gjatë këtij takimi ata kanë zhvilluar fillimisht një vizitë në ambientet e Arqipeshkvisë, Katedrales së Madhe “Shën Shtjefën”, Muzeun Dioqezan, ekspozitën e pikturave në Pinakoteken “Lin Delija” të ngritur në ambientet e Arqipeshkvisë, si dhe ambiente të tjera të saj.

Në emër të KNFSH-së dhe kolegëve të tij, kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë H. Bujar Spahiu i ka dhuruar Mons. Massafrës “degën e ullirit”, një punim i argjendtë, simbol i logos dhe vulës së Këshillit Ndërfetar, duke uruar për vazhdimësinë dhe suksese të mëtejshme në bashkëpunimin ndërfetar në dobi të vlerave tona të përbashkëta.

Gjatë një prononcimi për mediat, krerët e komuniteteve fetare dhe drejtues të KNFSH-së i kanë bërë thirrje politikës shqiptare për më shumë vëmendje ndaj problematikave të përbashkëta të tyre, siç është kthimi i pronave dhe ajo çfarë është më e rëndësishme se Shqipëria nuk është monopol i askujt, por është shtëpia jonë e përbashkët, ku të gjithë duhet të ndërtojmë shpresën dhe mundësinë, që të rinjtë tanë të jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, duke mos patur nevojë të marrin rrugët e emigrimit.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip