Home
Takim pune i Bordit Ekzekutiv të KNFSH-së

Takim pune i Bordit Ekzekutiv të KNFSH-së

Me dt. 21.09.2021 është mbledhur Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Mbledhja e mbajtur në sallën e bibliotekës së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane është hapur me një përshëndetje nga Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2021, H. Dede Edmond Brahimaj.

Në takimin e moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja, anëtarët e Bordit janë njohur me disa vendime të rëndësishme të Bordit të Presidencës, siç ishte themelimi dhe miratimi i Komisionit të Arsimit pranë KNFSH-së me përfaqësues nga pesë komunitetet fetare, ngritja e një grupi pune ad-hoc për hartimin e Rregullores së Brendshme të Këshillit Ndërfetar, si dhe angazhimin e një grupi ekspertësh dhe një grupi rinor ndërfetar me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare për trajnime dhe forume të hapura, që do të zhvillohen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit dhe marrëveshjes, që KNFSH ka me CVE, nënshkruar nga 5 liderët e komuniteteve fetare, anëtarë të Bordit të Presidencës.

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë folur gjithashtu edhe rreth një projektligji lidhur me disa ndryshime në Kodin e Familjes, për të cilin KNFSH me anë të juristëve të të gjithë komuniteteve fetare do të hartojë disa sugjerime dhe rekomandime për Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Më pas anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë diskutuar rreth disa projekteve, që po realizohen me disa partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të cilët do të angazhohen Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me të cilët më pas u zhvillua dhe një workshop.

Takimi është zhvilluar me mbështetjen e Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) me qendër në Zvicër.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip