Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar një takim pune dhe forum të hapur me anëtarët e Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH, ku është folur dhe diskutuar për disa angazhime të reja të këtyre departamenteve.
Në mbledhjen e moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm Dr. Genti Kruja mori pjesë edhe Kryetari i Bordit të Presidencës në KNFSH për vitin 2021 H. Dede Edmond Brahimaj, i cili i uroi të pranishmëve mirëseardhjen dhe vlerësoi punën dha angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve të dy departamenteve në aktivitete të ndryshme ndërfetare.
Ndërsa Dr. Kruja pasi ka prezantuar disa anëtarë të rinj të dy departamenteve pas disa ndryshimeve të përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme fetare në departamentin përkatës ka vijuar mbledhjen sipas agjendës të përcaktuar, ku është diskutuar rreth disa projekt-ideve të ardhura nga anëtarët e departamenteve dhe angazhimin që do të kenë të rinjtë e të rejat e KNFSH-së në një projekt mbështetur nga GCERF.
Pjesë e këtij takimi ka qenë dhe një bisedë e hapur me të ftuarin special të këtij takimi z. Bardhyl Gosnishti dhe disa anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KNFSH-së.
Takimi është zhvilluar me mbështetjen e “Angazhimit të Komunitetit Global dhe Fondit të Qëndrueshmërisë” (Global Community Engagement and Resilience Fund) me qendër në Zvicër./21.09.2021