Me dt. 22 korrik 2021 janë zhvilluar Konsultimet e V Kombëtare të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.
Në mbledhjen e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja, morën pjesë anëtarët e dy departamenteve të Këshillit, ku fillimisht u bë një pasqyrë e aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit të fundit dhe më pas u zhvilluan diskutime rreth angazhimeve dhe draft projekteve të ndryshme, që mund të ndërmerren nga dy departamentet e mësipërme.
Krahas pjesëmarrjes aktive në disa projekte të mundshme, të cilat do të zhvillohen në kuadër të promovimit të dialogut ndërfetar, u fol dhe për kontributin që mund të jipet në lidhje me gjuhën e urrejtjes në media, rrjetet sociale dhe luftën kundër ekstremizmit të çdo forme.
Që nga themelimi i Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH, anëtarët e këtyre departamenteve janë angazhuar në shumë aktivitete në kuadër të forcimit të rolit të gruas dhe rinisë në fushën e dialogut ndërfetar dhe me gjerë.
Aktiviteti është zhvilluar me mbështetjen e Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).