Home
Mblidhet në Tiranë Bordi Drejtues i Këshillave Ndërfetarë të Europës

Mblidhet në Tiranë Bordi Drejtues i Këshillave Ndërfetarë të Europës

Bordi Drejtues i Këshillave Ndërfetarë të Europës (European National Interreligious Bodies – Religions for Peace Europe) me seli në Berlin të Gjermanisë ka zhvilluar në Tiranë më 1 tetor 2023 mbledhjen e radhës me pjesëmarrjen e drejtuesve ekzekutiv të Këshillave Ndërfetarë të Evropës.

Mbledhja e zhvilluar në Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, e cila ka dhe kryesinë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2023 është hapur nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Më pas Dr. Luigi de Salvia, Presidenti i Këshillave Ndërfetar të Evropës (Religions for Peace – Europe), ka vijuar me rendin e ditës së këtij takimi.

Delegacioni evropian përbëhej nga presidentët dhe drejtuesit e këshillave ndërfetarë të Shqipërisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, pjesë e Bordit Drejtues të Këshillave Ndërfetar të Europës (European National Interreligious Bodies, Religions for Peace Europe).

Ata kanë qëndruar në Shqipëri për disa ditë, ku kanë zhvilluar takime të ndryshme me liderët fetarë, bordet dhe departamentet e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, institucione akademike dhe arsimore në varësi të komuniteteve fetare në vendin tonë, si dhe vizita studimore në disa qytete, ku janë ndalur në objekte të ndryshe kulti.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip