Home
Mblidhet Bordi Ekzekutiv i KNFSH-së

Mblidhet Bordi Ekzekutiv i KNFSH-së

Sot me dt. 23.09.2020 është zhvilluar mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Mbledhja e mbajtur në ambjentet e Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës është hapur nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja, i cili ka bërë një pasqyrë të aktiviteteve të zhvilluara gjatë këtij viti, ku edhe pse në kushte pandemie dhe një periudhe disa mujore karantinimi KNFSH ka qenë aktiv me takime fizike dhe online të instancave të tij, duke zhvilluar disa projekte humanitare dhe sociale, të ideuara dhe realizuara nga vetë Këshilli Ndërfetar, nëpërmjet Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë me mbështetjen e të gjithë komuniteteve fetare dhe drejtuesve të tyre.

Më pas anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë diskutuar rreth vitit jubile të 30 vjetorit të lirisë së besimit, kur u rihapën objektet e kultit pas mbylljes nga regjimi komunist, ngjarje e cila përkon me nëntorin e këtij viti, ku Këshilli Ndërfetar do të ndërmarrë disa nisma për përkujtimin e këtyre ditëve nëpërmjet organizimit të disa eventeve.

Pas diskutimeve dhe konsultimeve të zhvilluara, mbledhja është përshëndetur dhe nga Kryetari i Këshillit Ndërfetar Mons. George Frendo, njëkohësisht dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili ka vlerësuar punën dhe iniciativat e ndërmarrë nga anëtarët e bordeve të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip