Home
Tryezë e rrumbullakët “Sfida e trafikimit në Shqipëri dhe angazhimi i besimeve fetare”

Tryezë e rrumbullakët “Sfida e trafikimit në Shqipëri dhe angazhimi i besimeve fetare”

Ditën e sotme me dt. 29.10.2020 është zhvilluar në Tiranë një tryezë e rrumbullakët e titulluar “Sfida e trafikimit në Shqipëri dhe angazhimi i besimeve fetare kundër trafikimit”, organizuar nga organizata Caritas në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Paneli i moderuar nga znj. Ariela Mitri është hapur me një fjalë përshëndetëse nga Mons. George Frendo, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Më pas kanë referuar Dr. Genti Kruja – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar dhe Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, znj. Mimoza Qyra nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar – Ministria e Brendshme, znj. Alma Tandilli – Drejtoresha e Agjencisë  Shtetërore për Mbrojtjen e fëmijëve, znj. Marjana Meshi – Drejtoreshë e Strehezës për Viktima trafikimi, si dhe Motër Alma Zogu nga Strehëza “Rozalba”.

Në këtë panel merrnin pjesë dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, si dhe anëtarët e Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, të cilët kanë diskutuar dhe bashkëbiseduar me panelistët rreth temës së kësaj tryeze, duke vënë theksin në bashkëpunimin e të gjithë faktorëve në mbrojtje të viktimave dhe grupeve vulnerabël ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip