Home
KNFSH vizitë urimi në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë

KNFSH vizitë urimi në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë

Drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Kryetari i KNFSH-së Pastor Ylli Doçi, Sekretari i Përgjithshëm Dr. Genti Kruja, si dhe znj. Sheldiana Jano Agaraj, zhvilluan me datë 21 nëntor 2022 një vizitë në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë.

Përfaqësuesit e KNFSH-së i përcollën gjatë këtij takimi drejtuesve të rinj të VUSH-it, përkatësisht, Kryetarit Pastor Ergest Bitit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të VUSH-it z. Alesio Sema, urimet e tyre për detyrën e re, duke i siguruar ata për forcimin dhe më tej të bashkëpunimit për promovimin e bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, si një vlerë e madhe e vendit tonë.

Z. Biti prej disa vitesh ka qenë gjithashtu anëtar i Bordit Ekzekutiv të KNFSH-së, ndërsa z. Sema anëtar i Departamentit të Rinisë në KNFSH.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip