Më 5 nëntor 2022, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, pranë Kolegjit Universitar Logos prezantoi në sallën e Amfiteatrit të universitetit nismën e tij për krijimin e një forumi për Turizmin Religjioz, si pjesë e Masterit të Shkencave në “Turizmin Religjioz”. Qëllimi kryesor i forumit është rritja e ndërgjegjësimit për Turizmin Religjioz në Shqipëri dhe aplikimi i një nyje bashkëpunimi midis institucioneve dhe akademikëve, të cilët janë të specializuar në sektorin e turizmit.
Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues nga komunitetet fetare, zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Vilma Bello, akademikë dhe studentë.
Dr. Genti Kruja, Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së mbajti dhe fjalën e rastit, ku në emër dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë i uroi suksese dhe kësaj nisme të Kolegjit Universitar “Logos”.