Home
KNFSH vizitë në CVE

KNFSH vizitë në CVE

Me datë 28 korrik 2022, Kryetari i KNFSH-së Dr. Ylli Doçi dhe Sekretari i Përgjithshëm Dr. Genti Kruja zhvilluan një takim pune me drejtorin e Qendrës kundra Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), pranë Kryeministrisë së Shqipërisë, z. Denion Meidani, të cilit i uruan detyrën e re dhe folën për vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

KNFSH dhe Qendra CVE prej disa vitesh kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, që konsiston në aktivitete dhe mbështetje të vazhdueshme që Këshilli Ndërfetar jep në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe në promovimin e vlerave universale dhe dialogut ndërfetar.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip