Home
KNFSH zhvillon vizitë studimore në Korçë

KNFSH zhvillon vizitë studimore në Korçë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka organizuar në datat 8-9 tetor 2022 një vizitë studimore në  qytetin e Korçës, ku morën anëtarë të Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite studimore delegacioni i KNFSH-së ka vizituar institucionet e komuniteteve fetare në qytetin e Korçës, objekte kulti, si kisha, xhami e teqe, si dhe janë zhvilluar takime me liderë dhe përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare lokale.

Ata kanë zhvilluar fillimisht një vizitë në Myftininë e Zonës Korçë dhe xhaminë Mirahori, ku janë pritur nga Myftiu z. Ledian Cikalleshi. Më pas ata kanë zhvilluar një vizitë në Katedralen Ortodokse të qytetit, Kishën Katolike, Qendrë e Vëllazërisë Ungjillore. Pas këtyre vizitave ata kanë vizituar Teqenë e Turanit, ku janë pritur nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve H. Dede Edmnd Brahimaj, i cili ka shtruar dhe një drekë për nder të delegacionit të KNFSH-së nga Tirana.

Vizita studimore është zhvilluar me mbështetjen e UNHCR-së dhe Caritasit Shqiptar./8-9.10.2022

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip