Në vitin 1990 populli i shumëvuajtur shqiptar ishte i etur për liri besimi. Mijëra besimtarë myslimanë dhe të krishterë, të frymëzuar nga dashuria për Zotin dhe malli për t’u lutur e falur të lirë, mësynë ato pak objekte kulti të mbetura në këmbë, duke i rënë kambanave, e duke realizuar meshën e parë dhe duke falur xhumanë e parë në nëntor 1990. Ky ishte triumfi i besimit ndaj mohimit, ishte triumfi i lirisë ndaj prangave dhe zinxhirëve të një regjimi diktatorial.
Rihapja e objekteve të kultit në nëntorin e vitit 1990, pas ndalimit 23 vjeçar të besimit, përbën një nga momentet kulmore të historisë së vendit tonë, duke i paraprirë lëvizjes së dhjetorit dhe rrëzimit të bustit të diktatorit pak muaj më vonë.
Këto ngjarje historike vranë frikën dhe u çeli sytë të gjithë shqiptarëve, duke i dhënë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Pamjet madhështore të shërbesave të para fetare pas disa dekadash janë kështu dëshmi e një historie të jashtëzakonshme, të cilat u bënë dhe objekti i dokumentarit të parë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, kushtuar 30 vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri.
Për më tepër ndiqni linkun: