Home
Zhvillohet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Zhvillohet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Me datë 17 shtator 2024 është zhvilluar mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë e mbajtur në Qendrën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe moderuar nga Sekretari i Përgjithshëm Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja.

Në këtë takim morën pjesë anëtarë të Bordit Ekzekutiv, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në vend. Gjatë kësaj mbledhjeje ata diskutuan rreth sfidave të përbashkëta që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, si familja, ruajtja e mjedisit, arsimi dhe edukimi, të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e planit strategjik të KNFSH-së, i cili po hartohet për 5 vitet e ardhshme. Në lidhje me këtë plan është ngritur dhe një grup pune, ku po punohet për të adresuar zgjidhjen e problematikave dhe sfidat, përfshirë këtu dhe strategjitë e qëllimet, që mbart misioni i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip