Besimtarë të Islamit,Ashtu sikundër të gjithë na ka tronditur ngjarja e ndodhur në Xhaminë Dine Hoxha, e dënojmë këtë akt të turpshëm, që cënon dhe fyen rëndësinë e objekteve të kultit të vëllezërve tanë myslimanë.Ramazani, ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.Uroj e shpresoj që drejtësia të vihet në vend për keqbërësin e shërim të shpejtë për besimtarët e devotshëm.Zoti i Lartë na qoftë ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira!H. Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë & Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve … See MoreSee Less