Pas themelimit të Komisionit të Arsimit nga Bordi i Presidencës së KNFSH-së, është mbledhur më 17 korrik 2023, për herë të parë në një mbledhje të veçantë, ku është diskutuar lidhur me problematikat e përbashkëta që ka arsimi në Shqipëri.
Siç edhe dihet komunitetet fetare kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin shqiptar prej shekujsh dhe tashmë prej tre dekadash ata vazhdojnë këtë kontribut me rrjetin e tyre arsimor rithemeluar pas rënies së regjimit komunist në vendin tonë.
Në mbledhjen e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja merrnin pjesë drejtues të arsimit në komunitetet fetare në Shqipëri, njëkohësisht dhe anëtar të këtij komisioni, nominuar nga komunitetet përkatëse.