Home
KNFSH vlerëson Mons. Frendon me Çmimin e Mirënjohjes

KNFSH vlerëson Mons. Frendon me Çmimin e Mirënjohjes

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë gjatë mbledhjes së datës 25 janar 2022, ka vlerësuar me Çmimin e “Mirënjohjes” Mons. George Frendo, ish-kreun e KNFSH-së për vitin 2020.

Kështu me rastin e daljes në pension dhe largimit të Mons. Frendos nga Shqipëria, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka akorduar Çmimin e Mirënjohjes me këtë motivacion:

“Për kontributin e lartë në forcimin e frymës së dialogut ndërfetar ndër shqiptarët gjatë shërbimit në Shqipëri dhe për rolin e rëndësishëm në promovimin e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar si Kryetar i Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë gjatë vitit 2020.”

Drejtuesit e komuniteteve fetare, sekretari i përgjithshëm dhe financierja e KNFSH-së kanë vlerësuar lart të gjithë kontributin e Mons. Frendos në detyrat e tij drejtuese, që ka mbajtur gjatë qëndrimit në Shqipëri, si dhe për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë drejtimit të KNFSH-së në vitin 2020.

Mons. Frendo ka qenë së fundmi kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip