Home
KNFSH pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare në Manresa, Spanjë

KNFSH pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare në Manresa, Spanjë

Organizata Ndërkombëtare “Religions for Peace”, e cila konsiston edhe si një aleancë e këshillave ndërfetare nga e gjithë bota, ka zhvilluar në datat 28-30 nëntor 2022 një konferencë ndërkombëtare të titulluar “At a Crossroads: A Multireligious Intergenerational Response to the Social and Environmental Crises” (Në një udhëkryq: Një përgjigje multifetare ndër breza ndaj krizave sociale dhe mjedisore), mbajtur në qytetin Manresa në Spanjë.

Në këtë konferencë, ku merrnin pjesë akademikë, studiues dhe përfaqësues të këshillave ndërfetare nga e gjithë bota, ka mbajtur një kumtesë dhe Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë ditëve të konferencës ata janë pritur në një takim të veçantë në Bashkinë e qytetit Manresa nga kryetari i bashkisë z. Marc Aloy i Guàrdia. Në përfundim të konferencës është nënshkruar dhe pakti i Manresës nga përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare.

Gjatë qëndrimit disa ditor në Spanjë Dr. Kruja ka marrë pjesë dhe në disa takime dhe mbledhje me përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Europës, si dhe ka zhvilluar një takim dhe me Sekretaren e Përgjithshme të “Religions for Peace” Dr. Azza Karam.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip