Home
Cikël takimesh “Feja dhe Demokracia” në Qendrën Rinore “ARKA”

Cikël takimesh “Feja dhe Demokracia” në Qendrën Rinore “ARKA”

Me datë 11 nëntor 2022 Qendra Rinore “Arka” në Shkodër ka ftuar Dr. Genti Krujën, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në një cikël takimesh, të titulluar “Feja dhe Demokracia”.

Dr. Kruja ka folur lidhur me modelin e dialogut ndërfetar në Shqipëri, duke dhënë shembuj dhe praktika nga historiku i vendit tonë që nga e kaluara, deri në ditët e sotme.

Ky cikël takimesh, zhvilluar nga Qendra Rinore “ARKA” është realizuar në kuadër të projektit “Forcimi i Dialogut dhe Harmonisë Ndërfetare në Shkodër”, mbështetur nga Ambasada e Hollandës në Tiranë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip