Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë pjesëmarrës në Takimin Ndërkombëtar në SHBA

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë pjesëmarrës në Takimin Ndërkombëtar në SHBA

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Partneriteti multifetar dhe shumëpalësh për paqe dhe zhvillim”, i mbajtur në Nju Jork në datat 10-13 dhjetor 2019.

Organizata Ndërkombëtare “Fetë për Paqen” me qendër në SHBA, në kuadër të vazhdimit të planeve të dala nga Asambleja e X-të Botërore e saj, mbajtur në Lindau të Gjermanisë në gusht 2019, ka zhvilluar një takim ndërkontinental për të folur dhe diskutuar rreth Planeve Strategjike për 5-vjeçarin e ardhshëm 2020-2025.

Në këtë takim ndërkombëtar ajo mblodhi së bashku 250 burra, gra dhe të rinj nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe 50 studiues të dialogut ndërfetar, përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe këshillave ndërfetare nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë takim ishte i ftuar edhe Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i cili gjatë takimeve vuri theksin mbi modelin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, rolin që luajnë komunitetet fetare për forcimin dhe promovimin e kësaj fryme dhe punën që po bën Këshilli Ndërfetar në këtë fushë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Tags:
Shqip