Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë për të marrë pjesë në seancat e Komisionit të Ligjeve ku do diskutohet për ndryshimet në Kodin e Familjes.
Përveç kërkesës për pjesmarrjë Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka depozituar edhe disa propozime në lidhje me ndryshimet në Kodin e Familjes për nenet 241, 242.
Propozimet e KNFSH-së për nenin 241 janë që të rritet mosha e birësuesit, bazuar në Kodin Civil Italian, KNFSH-ja propozon që mosha aktuale që është 21 vjeç të rritet dhe të jetë 35 vjeç e sipër, vetëm në raste të rralla të jetë 30 vjeç e sipër.
Ndërsa për nenin 242, propozimi i KNFSH-së është që i mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi, dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet.
Lënda: Kërkesë për pjesëmarrjen e Këshillit Ndërfetar në Komisionin e ligjeve
Drejtuar: Komisionit të Ligjeve
Koordinatorit për Grupet e Interesit, pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Duke ju uruar punë të mbarë, ju bëjmë me dije se Qendra Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë përbëhet nga pesë Komunitetet zyrtare Fetare në Republikën e Shqipërisë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë. Me anë të kësaj shkrese ju kërkojmë që në çdo rast që do ketë propozime për ligjesh, drafte ligjore, që prekin interesat pronësore, fetare, ideologjike, ekonomike etj. të ftohet Këshilli Ndërfetar, si grup interesi për të shprehur qëndrimin në lidhje me këto ndryshime apo projektligje. Po ashtu kërkojmë, që përfaqësuesit e çdo komuniteti fetar të jenë pjesë në seancat e shqyrtimeve e diskutimeve nga Komisionet e përhershme për këto çështje.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje Draft-KALENDARIN 3 JAVOR Të PUNIMEVE TË KOMISIONIT (Për periudhën 27 shtator-15 tetor 2021), miratuar në mbledhjen e komisionit datë 28 shtator për Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003 “Kodi i familjes” të ndryshuar”.
Duke ngritur zërin në mbrojtjen e familjes dhe fëmijës si interesi më i madh, që duhet mbështetur në shoqërinë shqiptare e duke kërkuar saktësinë e ligjvënësit në dispozitat, që do të ndryshohen propozojmë si më poshtë vijon:
Në propozimin për ndryshim të nenit 241, ku përcaktohen kushtet e birësimit, thuhet se: “Ka të drejtë për të birësuar personi që ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar.”
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë propozon rritjen e moshës së birësuesit. Në mbështetje të kërkesës sonë mund të shërbejë dhe Kodi Civil Italian, i cili parashikon që ka të drejtë të birësojë personi që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe në raste të rralla 30 vjeç.
Më poshtë po ju citoj nenin:
Titolo VIII
Dell’adozione di personemaggiori di etàCapoIDell’adozione di personemaggiori di età e deisuoieffetti.Art. 291.
(1)Condizione.
L’adozione è permessa alle persone, che hanno compiuto gli anni trentacinque e chesuperano almeno di diciotto anni l’età di coloro che intendono adottare.
Quando eçezionali circostanze lo consigliano, il tribunale può autorizzare l’adozione se l’adottante ha raggiunto almeno l’età di trentaanni, fermarestando la differenza di età di cui al comma precedente.
Përkthimi:
Birësimi lejohet për njerëzit të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e pesë dhe që janë të paktën tetëmbëdhjetë vjeç më të mëdhenj nga ata që synojnë të birësojnë.
Në rrethana të jashtëzakonshme, gjykata mund të autorizojë birësimin nëse adoptuesi ka mbushur moshën të paktën tridhjetë vjeç, pa cënuar ndryshimin e moshës të përmendur në paragrafin e mëparshëm.
E nënvizojmë këtë kërkesë si të domosdoshme për përgjegjësinë, që do të marrë birësuesi dhe cilësitë (shkollimi, punësimi, të ardhurat nga punësimi etj.), që duhet të mbart për të rritur dhe edukuar një fëmijë të përgjegjshëm.
Neni 242 aktualisht është:
I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë. Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve apo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur nga bashkëshorti i ri i birësuesit.
Neni 242 ndryshohet, si më poshtë vijon:
I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues sipas përcaktimeve të nenit 163, të këtij Kodi, që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet.
Propozojmë të bëhet:
“I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi, dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet.”
Propozimi i mësipërm ka vlerë vetëm nëse nenet 7 dhe 163 të Kodit të Familjes mbeten të pandryshuar pra të jenë:
Neni 7
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Neni 163
Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë insiston për mosndryshimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, duke u përcaktuar pjesëmarrësit në këto institute si Burrë dhe Grua nga lindja.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin Tuaj!
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
Kryetari
Haxhi Dede Edmond Brahimaj