Me datë 27 dhjetor 2022, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve i akordoi nga një Çertifikatë Mirënjohjeje krerëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vendin tonë, si dhe drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për kontributin e secilit në promovimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.