Home
Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë vizitë në KNFSH

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë vizitë në KNFSH

Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë znj. Ruth Huber ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja.

Gjatë këtij takimi miqësor ata kanë bashkëbiseduar rreth historikut të dialogut ndërfetar në Shqipëri, aktiviteteve ndër vite të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, komuniteteve fetare në vend dhe institucioneve arsimore të themeluara prej tyre.

Znj. Huber pasi është njohur gjerësisht me panoramën dhe frymën bashkëpunuese të komuniteteve fetare në vend në lidhje me dialogun ndërfetar, ajo ka vlerësuar shumë të gjithë kontributin ndër vite të Këshillit Ndërfetar për promovimin dhe edukimin nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar. Z. Kruja e ka falënderuar gjithashtu ambasadoren për vizitën dhe bashkëpunimin me ambasadën në botimin e një kalendari mbi dialogun ndërfetar./11 korrik 2024

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip