Home
Zhvillohet në Rimini të Italisë konferenca  “Rruga Adriatike e Dialogut Ndërfetar”

Zhvillohet në Rimini të Italisë konferenca  “Rruga Adriatike e Dialogut Ndërfetar”

Me datë 18 dhjetor 2018, është mbajtur në Rimini të Italisë konferenca “Rruga Adriatike e Dialogut Ndërfetar”.

Konferenca është përshëndetur fillimisht nga Ipeshkvi i Dioqezës së Riminit dhe të San Marinos Mons. FranceskoLambiasi, si dhe drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme akademike dhe fetare.

Më pas konferenca ka vijuar me seancat shkencore, ku sesioni i parë është moderuar nga drejtori i Institutit të Lartë të Shkencave Fetare Prof. NatalinoValentini, ndërsa sesioni i dytë nga Prof. JohnnyFarabegoli, ku akademikë të shumtë nga disa universitete dhe institucione të tjera nga Italia dhe Shqipëria kanë referuar në këtë konferencë, duke folur rreth dialogut ndërfetar në përgjithësi dhe në veçanti në lidhje me bashkëjetesën ndërfetare në Shqipëri.

Në këtë konferencë merrte pjesë dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Dr. Genti Kruja me kumtesën me temë: “Bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri dhe dialogu kristiano-mysliman”.

Shpërndarja tregon përkujdesje!

Shqip
English Shqip