Home
Peace & Harmony

Peace & Harmony

Peace

Kjo fushatë ndërgjegjësimi u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Programit Botëror për Forcimin e Rezistencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (STRIVE), të zbatuar nga Hedayah në partneritet të ngushtë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH). Vetëm autorët mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e saj, e cila nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Video – Kundër Bullizmit

Kjo video trajton fenomenin e bullizmit dhe ndikimin e tij te fëmijët dhe komuniteti. Ajo thekson rëndësinë e empatisë, solidaritetit dhe rolit që mund të luajnë shkollat, prindërit dhe komunitetet fetare në parandalimin e bullizmit dhe izolimit social. Mesazhi kryesor është të flasim, të reagojmë dhe të ndërtojmë një mjedis më të sigurt për çdo fëmijë.

Dom Kreshnik Ivani

Në këtë video tregohet një ditë nga puna e Dom Kreshnik Ivanit, një prift katolik që prej vitesh viziton të burgosurit duke u ofruar ndihmë dhe mbështetje shpirtërore. Përmes kontributeve vullnetare dhe solidaritetit të komunitetit, ai sjell shpresë për njerëzit që shpesh janë të harruar nga shoqëria. Një histori që tregon fuqinë e humanizmit dhe dhembshurisë.

Imam Shpëtim Seranaj

Kjo video ndjek punën e imam Shpëtim Seranajt në mbështetje të familjeve në nevojë në zonën e Kombinatit. Përmes ndihmave dhe solidaritetit të komunitetit, ai promovon bashkëjetesën fetare dhe ndihmën ndaj kujtdo që ka nevojë, pa dallim apo përkatësi besimi. Një shembull që forcon harmoninë sociale dhe solidaritetin në shoqërinë shqiptare.

Podcast

Një diskutim mbi vlerat e paqes dhe harmoninë fetare si trashëgimi kombëtare ku përfaqësuesit e komuniteteve fetare, Motër Ermira Koleci, Imam Dr. Hysni Sgura, Dervish Hysen Sulejmani dhe teologu Thoma Çomëni, ulen së bashku për të diskutuar sfidat e kohës sonë dhe adresuar mesazhe solidariteti për të ardhmen.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip