Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë humbi një prej anëtarëve më aktiv të tij, Xhontil Bardhin.
Të gjithë ne shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së tij në një ngjarje tragjike, që kërcënon jetë të rinjsh.
Kjo ngjarje e rëndë, ka plagosur dhe një herë shpresën dhe sigurinë e jetës njerëzore në vendin tonë, e sidomos atë të rinisë, duke i rënë përsëri këmbanave të alarmit për situatën dhe klimën e rëndë të krimit.
Lusim Zotin që situata të tilla të mos përsëriten më dhe Zoti t’i japë forcë dhe durim familjarëve të Xhontilit. Ngushëllime Kishës Katolik, Mons. Frendos, Seminarit Nderdioqezan dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH.
Xhontili do të kujtohet përjetësisht me buzëqeshjen e tij, shfaqur dhe në fotot e aktiviteteve tona gjatë vitit të kaluar.
Lamtumirë Xhontil.
Me respekt,
Dr. Genti Kruja
Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë