Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së Dr. Genti Kruja ishte i ftuar me kumtesë nga Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Simpoziumin Ndërkombëtar “Best practices in Intercultural and Interreligious Dialogue Initiatives”, organizuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Fondacionin Anna Lindh, ku ndau me kolegë nga vende të ndryshme të botës modelin shqiptar dhe kontributin e Shqipërisë në fushën e dialogut ndërfetar./24 nëntor 2021.
Për shkak të kufizimeve anticovid, simpoziumi i planifikuar të zhvillohej në ambientet e Ministrisë së Jashtme në Vjenë, u zhvillua në platformën online.