Home
KNFSH pjesë në panelin ndërkombëtar shkencor në Akademinë e Shkencave të Rumanisë

KNFSH pjesë në panelin ndërkombëtar shkencor në Akademinë e Shkencave të Rumanisë

BUKURESHT, Rumani, 27 prill 2026 – Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u përfaqësua në panelin ndërkombëtar shkencor “Bashkëjetesa dhe Konflikti i Identitetit në Evropën Juglindore”, i zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Rumanisë në Bukuresht, me pjesëmarrjen e studiuesve, ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë nga disa vende të rajonit.
Aktiviteti trajtoi sfidat dhe mundësitë që lidhen me identitetin, dialogun ndërkulturor, bashkëjetesën paqësore dhe rolin e institucioneve fetare e akademike në forcimin e stabilitetit rajonal.
Në kuadër të këtij paneli shekncor, Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, mbajti kumtesën me titull “Ndërtimi i Paqes përmes Besimit: Përvoja Shqiptare e Harmonisë Ndërfetare”, duke paraqitur modelin shqiptar si një shembull të respektit, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri për gjatë historisë.
Ai theksoi se harmonia ndërfetare në Shqipëri mbetet një vlerë e rëndësishme kombëtare dhe një model domethënës për paqen dhe mirëkuptimin në Evropën Juglindore dhe më gjerë.
Delegacioni ndërkombëtar pjesëmarrës u prit gjithashtu në Parlamentin e Rumanisë nga deputeti z. Iulius Marian Fircz, ku u zhvilluan diskutime mbi demokracinë dhe lirinë e besimit gjatë periudhës së tranzicionit pas komunizmit në rajon.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vijon të promovojë dialogun ndërfetar, kulturën e paqes dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri dhe më gjerë, si një institucion tashmë i njohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me disa çmime.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip