Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë takim me Departamentin e Shtetit dhe Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë takim me Departamentin e Shtetit dhe Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit

Përfaqësues dhe drejtues nga Këshillat Ndërfetarë të vendeve të ndryshme nga e gjithë bota janë bashkuar me dt. 12 maj në një takim online me Ambasadorin Sam Brownback nga Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, një nga prioritetet strategjike edhe të OKB-së.

Ky takim, i realizuar nga organizata ndërkombëtare “Fetë për Paqen” (Religons for Peace) në bashkëpunim me “Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit” në SHBA, është zhvilluar për të folur dhe diskutuar për një dialog mbi rolet dhe përgjegjësitë, që udhëheqësit fetarë do të duhet të luajnë për të mbrojtur lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.

I ftuar për të folur në këtë takim ishte përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit në SHBA, ambasadori z. Sam Brownback. Ndërsa mes të ftuarve për pjesëmarrje ishte edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të KNFSH-së Dr. Genti Kruja.

Aleanca Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit është një rrjet i vendeve të përkushtuara për të përparuar në lirinë e besimit në të gjithë botën dhe për të luftuar diskriminimin dhe persekutimin bazuar në fe ose besim.

Aleanca është themeluar mbi parimin ndërkombëtar të lirisë së fesë ose besimit, bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe Diskriminimit Bazuar në Fe ose Besim (Deklarata e OKB, 1981) dhe dokumente të tjera si, Udhëzimet e BE-së dhe OSBE-së.

Një nga 26 vendet që i janë bashkuar kësaj aleance është edhe Shqipëria, krahas shteteve të tilla si, Austria, Kroacia, Greqia, Izraeli, Kosova, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, etj./KNFSH

 

Për të mësuar më shumë rreth Aleancës Ndërkombëtare të Lirisë së besimit klikoni më poshtë:

https://www.state.gov/declaration-of-principles-for-the-international-religious-freedom-alliance/

https://www.forbes.com/sites/ewelinaochab/2020/02/06/us-launches-the-first-ever-international-religious-freedom-alliance/#1949355340e6

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip