Home
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë pjesëmarrës në takimin e Brukselit

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë pjesëmarrës në takimin e Brukselit

Në datat 11-13 qershor 2019 u mbajt në Bruksel, Belgjikë, takimi ndërkombëtar i Këshillit Evropian për Liderët Fetarë (ECRL-European Council of Religious Leaders), ku u zhvilluan konsultimet për Asamblenë e X-të Botërore të “Religions for Peace”, e cila do të mbahet në Lindau të Gjermanisë në gusht të këtij viti.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues nga Këshillat Ndërfetarë të Europës, ndërsa në emër të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ishte i ftuar Sekretari i Përgjithshëm Dr. Genti Kruja, i cili ndau me të pranishmit shembujt e dialogut ndërfetar në Shqipëri dhe aktivitetet e Këshillit Ndërfetar gjatë këtyre kohëve.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip