Home
Ngjallja, “vetëflijimi”, kishat dhe sektet

Ngjallja, “vetëflijimi”, kishat dhe sektet

nga Mons. George Frendo*

Në lidhje me lajmin për të cilin është folur shumë në këto ditë, domethënë për ato dy gra që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre (madje njëra prej tyre kishte qenë vdekur për më shumë se një vit) e ndiejmë nevojë të bëjmë disa sqarime.

Besimet zyrtarisht e njohura në Shqipëri, domethënë ai Mysliman dhe ai i Krishterë, besojnë në jetën pas vdekjes dhe në ngjalljen. Por besimi ynë në ngjalljen na ngarkon me më shumë përgjegjësi rreth respektin për jetën dhe mënyrë si të jetojmë derisa jemi ende në botë. Ne besojmë se jeta është dhuratë nga Zoti, dhe, si çdo dhuratë nga Zoti, duhet të përdoret me përgjegjësi, sepse Zoti shpërblen njeriun varësisht nga si e ka përdorur këtë dhuratë, që është jeta.

Kjo do të thotë gjithashtu se asnjëri nuk ka të drejtë të vrasë një person tjetër, madje as të vetëvrasë. Vetëvrasja është mëkat. Kam lexuar shumë, këto ditët, në gazetat, fjalën “vetëflijim”. Ky është një eufemizëm krejt i gabuar. Kujt bëhet “flijim” në vetëvrasje? Sigurisht jo Zotit, i Cili i ka komunikuar jetën atij personi si dhuratë, dhe ky e ka hedhur poshtë. Kujt bëhet “flijim” pra? Familjarëve? Kam pasur raste të njohë familje brenda të cilave kanë pasur një vetëvrasje. Për sa shumë kohë kanë mbetur të tronditur, të frikësuar, të rraskapitur. Pra le të jemi të sinqertë e të flasim troç. Është absurd të quajmë vetëvrasjen “vetëflijim”.

Së fundmi dëshiroj të them se është bërë një padrejtësi me Kishën Ungjillore kur disa gazetarë kanë identifikuar sektin e Dëshmitarëve të Jehovait (e themeluar në vitin 1870 nga Charles Russell) me Kishën Ungjillore. Edhe pse këta përdorin Biblën, por e interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme, krejt e ndryshme nga mënyra si e kuptojnë Kishat. Dhe edhe pse përmendin Jezusin, por e interpretojnë Jezusin krejt në kundërshtim me mënyrën sesi Kisha e ka kuptuar dhe shpallur që nga koha e apostujve deri më sot.

* President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Shpërndarja tregon përkujdesje!

Shqip
English Shqip