Home
Mblidhet online Bordi Ekzekutiv i KNFSH-së

Mblidhet online Bordi Ekzekutiv i KNFSH-së

Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi me dt. 1 prill 2020 një mbledhje online në lidhje me situatën e krijuar për shkak të përhapjes së virusit Covid 19 në vendin tonë.

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv diskutuan dhe folën rreth disa projekt-ideve, që mund të implementohen në bashkëpunim dhe me institucione ndërkombëtare me të cilat KNFSH është partnere, për të dhënë kontributin e tyre në fushën humanitare dhe sociale.

Ndërkohë komunitetet fetare vazhdojnë të jenë pranë njerëzve dhe familjeve në nevojë në këtë situatë të vështirë sociale dhe ekonomike, që po kalon shoqëria jonë.

Shpërndarja tregon përkujdesje!

Shqip
English Shqip
Këtë e pëlqejnë %d blogues: