Home
KNFSH vlerësohet me çmimin “De Mello për të Drejtat e Njeriut”

KNFSH vlerësohet me çmimin “De Mello për të Drejtat e Njeriut”

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerësohet me çmimin

“De Mello për të Drejtat e Njeriut”

Është zhvilluar me dt. 25 tetor 2018 në Krakov të Polonisë ceremonia e ndarjes së çmimit “De Mello për të Drejtat e Njeriut”, ceremoni në të cilën ky çmim iu dha krerëve më të lartë të komuniteteve fetare të vendit tonë, me motivacionin “Për Vëllazëri Ndërfetare në Shqipëri”.

Në emër të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, çmimi u tërhoq nga Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. SkenderBruçaj.

Çmimi “De Mello për të Drejtat e Njeriut”, jepet çdo vit për individë apo personalitete që përfaqësojnë kauza në të mirë të shoqërisë së përbashkët.

Më pas, përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë zhvilluan një vizitë në kampin famëkeq të Aushvicit, vendosën një buqetë me lule në kujtim të viktimave të holokaustit.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip