Anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë janë:
Sekretari i Përgjithshëm
Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Z. Dorian Demetja
Znj. Fatma Karaj
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
Episkop Asti
Dr. Thoma Shkira
Kisha Katolike e Shqipërisë
Don Henry Velmkamp
Mons. Arjan Dodaj
Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Z. Syrja Xhelaj
Znj. Sheldiana Jano (Agaraj)
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
Z. Alesio Sema
Znj. Ornela Pica
Neni 22
Përbërja
Këshilli Ekzekutiv përbëhet nga 11 anëtarë, nga dy përfaqësues të secilit komunitet fetar dhe Sekretari i Përgjithshëm.
Neni 23
Funksionet e Këshillit Ekzekutiv
Këshilli Ekzekutiv:
Propozon buxhetin vjetor të KNFSH-së
Propozon plan – buxhetin për periudhën tjetër financiare
Harton dhe organizon aktivitetet e KNFSH-së
Shqyrton raportet financiare.
Propozon veprimet strategjike dhe plan-veprimin e KNFSH-së dhe objektivat prioritare.
Propozon statutin ose ndryshimet e tij
Propozon rregulloret e brendshme të KNFSH-së.
Neni 24
Vendim marrja në Këshillin Ekzekutiv
Vendimet në Këshillin Ekzekutiv kur është e mundur merren me konsensus.
Kur mungon konsensusi mjafton shumica e votave te anëtarëve të pranishëm.
Neni 25
Mbledhjet e Këshillit Ekzekutiv
Këshilli Ekzekutiv mblidhen jo më pak se tre herë në vit, dhe në raste të jashtëzakonshme.
Ai thirret dhe drejtohet nga sekretari i përgjithshëm.
Neni 26
Mënyra e pagesës
Anëtarët e Këshillit Ekzekutiv e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë vullnetare.
Ata mund të kenë të drejtën e pagesës, kompensimit të shpenzimeve të kryera për ushtrimin e veprimtarisë së tyre si dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre. Këto pagesa bëhen në varësi të punës dhe të ardhurave të organizatës, sipas procedurave të parashikuara në rregulloren e brendshme.