Home
Departamenti i Rinisë

Departamenti i Rinisë

  1. Departamenti i Rinisë në KNFSH përbëhet nga dy përfaqësues të rinj nga çdo komunitet fetar, anëtar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të cilët nominohen nga secili komunitet dhe miratohen në Këshillin e Presidencës.
  2. Departamenti i Rinisë mblidhet jo më pak se dy herë në vit. Mbledhja drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së.
  3. Një përfaqësues i Departamentit të rinisë raporton me shkrim  të paktën një herë në vit para Këshillit të Presidencës për aktivitetet vjetore brenda departamentit.
  4. Të gjithë anëtarët e Departamentit të Rinisë e ushtrojnë këtë detyrë në mënyrë vullnetare.
  5. Në rast dorëheqjeje të një apo më shumë anëtarëve, përjashtimit apo zëvendësimit me shkrim nga komuniteti që përfaqëson, apo organet drejtuese të KNFSH-së, zëvendësohet nga një tjetër anëtarë i nominuar nga komuniteti përkatës.

 

Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë ka për detyrë:

  • Të organizojë sektorët e rinisë ndërfetare në rrethe.
  • Organizon takime e biseda me studentë e të rinj me qëllim forcimin e dialogut dhe harmonisë ndërfetare te brezat e rinj.
  • Zhvillon aktivitete kulturore dhe sportive në bashkëpunim me sektorët e rinisë të komuniteteve fetare në vend.
Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip