Home
Zhvillohet Mbledhja e Departamentit të Gruas dhe të Rinisë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Zhvillohet Mbledhja e Departamentit të Gruas dhe të Rinisë të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Tiranë, 3 nëntor 2025 – Në ambientet e Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës u zhvillua mbledhja e përbashkët e Departamentit të Gruas dhe atij të Rinisë pranë Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH).

Takimi u çel nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së, Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, ndërsa u moderua nga Motër Ermira Koleci, Përgjegjëse e Departamentit të Gruas dhe Rinisë.

Gjatë këtij takimi u prezantuan anëtarët e rinj të departamenteve, ndërsa për ish-anëtarët që kanë kontribuar ndër vite u shpërndanë certifikata mirënjohjeje. Sipas rendit të ditës, u shqyrtua gjithashtu Plani Strategjik trevjeçar, i hartuar nga grupi i posaçëm i punës.

Një tjetër moment i rëndësishëm i mbledhjes ishte krijimi i grupit të punës për mediat dhe marrëdhëniet me publikun, në përbërje të të cilit janë përfshirë disa nga anëtarët e të dy departamenteve.

Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar dhe të forcimit të rolit të grave dhe të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe vlera të përbashkëta.

Takimi u mbyll me një angazhim të përbashkët për të kthyer idetë dhe iniciativat në veprime konkrete dhe të prekshme në terren.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip