Home
Simpozium ndërkombëtar mbi rolin e aktorëve të besimit në ruajtjen e mjedisit: Rasti i Shqipërisë

Simpozium ndërkombëtar mbi rolin e aktorëve të besimit në ruajtjen e mjedisit: Rasti i Shqipërisë

Tiranë, 10 Prill 2025 – Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Bedër një simpozium ndërfetar dhe ndërkombëtar me temë: “Roli i aktorëve të besimit në përgjegjësinë ndaj klimës dhe mbrojtjes së mjedisit: Rasti i Shqipërisë”.

Simpoziumi i moderuar nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së, u hap me përshëndetjen e Mons. Gjergj Meta, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Paneli mblodhi përfaqësues nga të pesë komunitetet fetare në vend, anëtarë të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH, të cilët ndanë perspektivat e komuniteteve përkatëse mbi kujdesin ndaj mjedisit dhe rolin e fesë në nxitjen e përgjegjësisë klimatike. Ata ishin:

  • Dr. Hysni Skura, përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,
  • Znj. Sonila Rembeci, përfaqësuese e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,
  • Znj. Ada Lushi, përfaqësuese e Kishës Katolike të Shqipërisë,
  • Znj. Sheldiana Agaraj, përfaqësuese e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane,
  • Znj. Lidia Sema, përfaqësuese e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Secili folës solli shembuj konkretë të angazhimit të komunitetit, që përfaqëson në mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin e brezave të rinj në frymën e respektit ndaj natyrës dhe bashkëjetesës paqësore.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një programi akademik Erasmus + me titull “Përballja me sfidat globale: edukimi për mjedisin dhe paqen nëpërmjet bashkëpunimit ndërfetar në trajnimin e mësuesve të fesë”, i cili mbledh universitete nga pesë vende të ndryshme si:

  • Kolegji Universitar Bedër, Shqipëri;
  • Universitat Internacional de Catalunya (UIC) (Universiteti Ndërkombëtar i Katalonjës – UIC Barcelonë, Spanjë);
  • Universität Augsburg (Universiteti i Augsburgut, Gjermani);
  • International Islamic University Malaysia (IIUM) (Universiteti Ndërkombëtar Islam i Malajzisë, Malajzi);
  • KPH Wien/Krems – Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien (Kolegji Pedagogjik i Kishës Vjenë, Austri.

Në këtë simpozium, akademikë dhe studiues nga universitetet e mësipërme diskutuan gjithashtu mbi dialogun akademik ndërfetar dhe shkëmbyen përvoja në perspektiva të ndryshme fetare. Ky takim i nivelit të lartë vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të integruar vlerat ndërfetare dhe edukimin për qëndrueshmëri në politikat dhe praktikat arsimore në Europë dhe më gjerë.

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip