Home
Kryetar 2021

Kryetar 2021

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve

Hirësia e Tij

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj

 

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka lindur në Tiranë më 19 maj 1959, prej prindërish besimtarë të devotshëm të bektashizmit, me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës.Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe duke arritur rezultate të larta i jepet e drejta të ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore, sot “Skënderbej’. Nga viti 1982 dhe deri më vitin 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Në fillim të vitit 1991 me kërkesën e tij lirohet nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Vlen të theksojmë se edhe në kushtet më të vështira, atëhere kur ushtrimi i besimit fetarë në Shqipëri u ndalua me  nen të veçantë të Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë ka shërbyer për mbajtjen gjallë të bektashizmit duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.

Më dy janar të vitit 1992 mer dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe  Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur Haxhi Bektash Veliut. Këtu zë fill kariera e tij fetare. Më 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin “Dervish”, menjëherë ngarkohet me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë, në teqenë e Turanit.

Puna e palodhur e tij për kontinutetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin “Baba” dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj caktohet si zëvëndës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi. Në këtë funksion të lartë kontributi i tij ka qënë i çmuar sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit. Madje në dy kongreset e fundit ( Tiranë 2000 dhe 2005) ka  raportuar në cilësinë e përgjegjësit të Këshillit të Lartë Gjyshëror.

Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, gjithashtu emrohet në funksionin e gjyshit të gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka qënë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes prej ndërkombëtarëve. Si në Korçë edhe në Tetovë Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndruar në faktorin të tolerancës fetare midis besimeve të tjera.Në vitin 2004 për kontributin e çmuar të tij Këshilli Bashkiak i Qarkut të Korçës e ka nderuar me titullin më të lartë “Nderi i Qarkut të Korçës”.

Ai ka marrë shumë falenderime dhe konsiderata të larta prej qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, shoqatave civile, gjithashtu trupi diplomatik i akredituar në Shkup ka vlerësuar lartë si njeri me të gjitha atributet e një  prijësi fetar, posaçërisht roli i tij paqësor në  Harabati Baba, teqe në Tetovë dhe mënyra e tij, si përballej me  diskriminimin ligjor ndaj Komunitetit Bektashian, duke përdorur urtësinë, zgjuarësinë dhe mbetet njeriu me fjalët e urta dhe të ëmbëla.

Që nga viti 1992 e në vazhdim Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në  trajnime të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe  veprimtari të ndryshme me karakter fetar, human dhe social, ku edhe ka referuar duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu më 1996 referoi në Teheran lidhur me tolerancën bektashiane në trevat e Ballkanit. Më 14 qershor 2003, në Konferencën Ndërkombëtare “Fetë dhe Civilizimet në  mijvjeçarin e ri” referon rreth sfidave të bektashizmit në të ardhmen. Në qershor 2004 me kuadër të trajnimeve të organizatës të Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, viziton shtëpinë e Bardhë në SHBA.Nga bordi i kësaj organizate ka merituar titullin “Ambasadori i Paqes”. Ka shkuar në SHBA nga Departamenti i Shtetit dhe nga  ambasada amerikane në Shqipëri për një periudhë 21 ditore për diversitetin e  fesë në SHBA. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku është pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk si edhe ata të Institutit “Haxhi Bektash Veliut” pranë  Universitetit të Gazit në Turqi. Gjithashtu ka qënë i pranishëm dhe ka kontribuar me ligjëratat e tij në veprimtari analoge në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ohër, Stamboll, Ankara, Afiyon, Shtutgart Keln, dhe në Detroit të SHBA -ës. Pjesmarrës në pelegrinazhin Botërore  për Haxhillëk në Mekë, vitin 2004. Merr pjesë në vizitat e vendeve të shenjta në Jeruzalem në Izrael , në vitin 2007. Ka qënë i ftuar në Kongresin e 33 Botëror për “Liritë Fetare” në Indi dhe ka ndezur pishtarin të këtij aktiviteti së bashku me udhëheqësin e shquar fetar Dalai Lama.Ka marrë pjesë në tri konferenca Botërore mbi fenë në Maqedoni nga viti 2006-2011.

Është në vitin e fundit të studimeve për Juristikën në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Maqedoni.

Pas kalimit nga jeta e ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit,baba Mondi më 11.06.2011 zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Këto vite si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësija e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në mardhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Ka patu gjatë kësaj periudhe drejtimi një axhent të ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare nëpër botë.Në vendet e Ballkanit ka patur mjaftë takime me presidentët e Kryeministrat të Turqisë, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercogovinë, Kosovë.

Por takimet nga më kryesoret janë: Takimi me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për çështjet fetare në vitin 2012.

Takimi me personalitete të lartë të Turqisë, Kryeministrin Erdogan, Presidetin turk dhe përfaqësuestë e lartë të Komunitetit Mysliman të Turqisë në vitin 2013. Pjesmarrës në Konferencën për 100 vjetorin e Shoqërisë “Vatra” në vitin 2013, takim me personalitete të Shtëpisë së Bardhë në SHBA me sekretarin e Shetit Xhon Kerri më 2013, Konferenca Botërore për paqe në Pejë të Kosovës, viti 2013.

Vizitë në vendet e shenjta të Irakut në qytetin Nexhef, Qerbela, Kufe, Bagdat, prill 2014.Merr pjesë në Samitin për paqen në Seul shtator 2014.Takimi me Papa Françesku në Tiranë 21 shator 2014.Në veprimtarin ndërkombëtare për një paqe mes popujve 9-12 tetor 2014, Palermo-Itali.

Mori pjesë në Marshimin e Bardhë me përfaqësues të katër komuniteteve fetarë të Shqipërisë në Parisë të Francës, në janar të vitit 2015 per masakrwn Sharli Ebdo.  Bëri të mundur për të realizuar amanetin e Dede Reshat Bardhi në përurimit madhështor të Kryefaltores Bektashiane në Tiranë me pjesëmarje nga personalitete nga shumë vende të botës  më 7 shtator të vitit 2015.

Takimi me Papa Françesku më 10 maj, 2016 në Vatikan.Më  17 qershor 2016 mer pjesë në inagurimin e bustit të “Nënë Terezës, në provincë të Mynihut, organizim i  Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj”, 4 shtator 2016 mer pjesë në  Shenjtërimin e Nënë Terezës, në Romë-Itali,Takimi me  Patriakun Ekumenik i Stambollit, Bartolomeu i Parë në Stamboll të Turqisë shtator 2016 dhe këtë muaj  Akademia Botërore e Paqes të OKB i jep titullin “Doctor Honoris Causa”.Më9 tetor 2016 mer pjesë në ceremoninë e shpalljes “Kardinal” të shqiptarit të përvuajtur Dom Ernest Troshanit.

22 mars 2017, “Dita e Sulltan Nevruzit” manifestim madhështor ndërkombëtar sipas ritualeve bektashiane, e ndjekur nga 27 televizione nga vende të ndryshme të botës.Më 25 maj 2017është organizatori i vitit të  dytë”Ditën e Kulturës Bektashiane” në Paris të Francës.Në Qershor të vitit 2017 mer pjesë në “Mëngjesi i lutjeve” Berlin të Gjermanisë. Po këtë muaj organizon veprimtarinë madhështore të 500 vjetorit të  veprës Ballëm Sulltanit Pirit të Dytë të bektashizmit, Tiranë-Martanesh. Shtator 2017 mer pjesë  në Konferencën e tretë të liderëve fetarë për paqen botërore në Seul të Koresë së Jugut.14 tetor në Shkup të Maqedonisë organizator i Konferencës Ndërkombëtare me temë: “The Bektashi religoeus community urder premime” relator dhe i ftuar nderi ka marë pjesë Josef Weinerholster, nën kryetar i Parlamentit Europian. Tetor 2017 takim në Bruksel për problemin e teqesë Harabati Baba të Tetovës me anëtarë e PE dhe Reporterin e BE-s për Shqipërinë, Knut Fleckentein.Pjesmarrja e tij në Konferencën Ndërkombëtare rreth religjioneve, kulturës pluraliste për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, Athinë Greqi 30 tetor 2017. Nëntor 2017 mer pjesë  në ceremoninë e ngritjes së bustit të “Nënë Terezës” nëKroaci, së bashku me  Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku edhe takon  z.  Stipe  Mesiç për biseda të ardhshme  lidhur  me zhvillimin  e bektashizmit në rajon dhe më gjërë.

Janar 2018 mer pjesë nëBerlinë  Konferenca Ndërkombëtare”Iraku pas fitores mbi shtetin  islamik”, organizuar në bashkëpunim me zyrën e Evropës të dialogut midis feve. 7 shkurt 2018 është organizator i jubileut të 480 vjetorit të themelimit të teqesë Harabati Baba, Tetovë -Maqedoni, pjesmarrje nga ambasadat e akredituara në Maqedoni, përfaqësues të OSBE-s, intelektual, profesore nga vende të Ballkanit dhe Shqipëria. Me këtë rast u bë prezantimi i ekspozitës fotografike në këtë event të rrallë.

 

Ka marrë tituj nderi:

“Ambasador i  Paqes”, 2004

“Nderi i Qarkut të Korçës”, 2004.

“Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë., 10 qershor 2014

“Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë., 29qershor 2014

“Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, 22 gusht 2014

“Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, 25 maj 2014.

“Personalitet i shquar i Labërisë, Shoqata “Labëria”,shkurt 2015

“Qytetar Nderi” i Qarkut te Fierit, mars 2015.

“Qytetar Nderi i Qarkut te Beratit, maj 2015.

Urdheri “ Kalorsi i Skenderbeut” 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikes.

“Dr. Honorus Causa”, Misioni OKB, shator 2016

Nderi i Bashkisë Bulqizë, tetor 2016

Mirënjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.

Çmimin e Arit” Ikona e Paqes” Shoqata e Kombeve të Bashkuara, “G.O.D Awards” tetor 2017.

“Qytetar Nderi” i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.

 

Më 26 qershor 2019 Dr. Munr Kazmir, nënkryetar i Kongresit të Hebrenjve, dhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane nderoi dhe dhuroi në shenjë mirënjohjeje Shenjtërinë e Tij dhe Komunitetin Bektashi  Flamurin Amerikan.

Për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe vlerave më të larta mes njerëzve”.

Në janar 2021, Shenjtëria e Tij drejtoi Kryesinë e Këshillit Nderfetar te Shqiperise. Ne mandatin si Kryetar i KNFSH ,Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dekorohet me medaljen e lartë “Nderi i Kombit” .Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekoruar me dt. 22 mars 2021 me medaljen e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Dekorata e lartë “Nderi i Kombit”, u dha me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të gjithanshëm në ruajtjen dhe promovimin e frymës së harmonisë, mirëkuptimit e bashkëjetesës midis feve në Shqipëri. Për mesazhet e qarta drejtuar besimtarëve e politikës shqiptare që të synojnë paqen, bashkimin, përparimin e orientimin drejt vlerave atdhetare për një jetë të përbashkët e optimiste; si dhe për rolin e rëndësishëm në lartësimin e modelit shqiptar të dialogut ndërfetar në arenën ndërkombëtare”.

  1. Dede Edmond Brahimaj nderohet me çmimin “Unaza e Tolerancës” në Gjermani nentor 2021.Akademia e Evropiane e Shkencave pranë Universitetit Teknik të Kolnit në Gjermani i ka akorduar H. Dede Edmond Brahimajt, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Ndërfetar për vitin 2021, Çmimin “Unaza e Tolerancës” me motivacionin “për përpjekjet dhe mundimet e vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e dialogut ndërfetar, si shembull i veçantë dhe i denjë për tu ndjekur në të ndërtimin, promovimin dhe mbrojtjen e tolerancës.”

Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në ambientet e Akademisë Evropiane të Shkencave pranë Universitetit të Kolnit në Gjermani, ku merrnin pjesë personalitete akademike dhe fetare.

2022 i jepet titull “Nderi i Shoqates Laberia”

Shkurt 2023 i jepet titulli “Nderi i Qarkut Vlore”

2023 “Nderi i Qarkut Gjirokaster”, dhe ” Qytetar Nderi i qytetit Tepelene”

Nentor 2023 Shoqata Ndërkombëtare E Policisë (Ipa) I Akordon Kryegjyshit Botëror, Shenjtëria E Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj Titullin: ‘Nderi I Ipa Section – Albania’

Maj 2024 qytetar “Nderi i qytetit te Librazhdit”

Dhjetor 2024 i jepet titull “Nderi i Shoqates Tomorri”

16 Janar 2025 Takim me Papa Françeskun ne Vatikan dhe nenshkrim i marrveshjes dypaleshe ” Vellazeria ne Humanizem” te Abu Dhabit.

 

 

Kryegjyshata Botërore Bektashiane

 

 

 

Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip