Me datë 22 janar 2022 u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës së Mons. Arjan Dodajt si Arqipeshkv i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës.
Në këtë ceremoni morën pjesë dhe krerët e komuniteteve fetare dhe drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të cilët i uruan suksese në rrugëtimin e ri. Ndërsa Mons. Arjani i ka garantuar dhe i ka dhënë sigurinë atyre për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe forcimit dhe më tej të dialogut ndërfetar.
Mons. Arjani është gjithashtu anëtar i Bordit Ekzekutiv në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.