Home
Departamenti i Rinisë

Departamenti i Rinisë

  1. Departamenti i Rinisë në KNFSH përbëhet nga dy përfaqësues të rinj nga çdo komunitet fetar, anëtar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të cilët nominohen nga secili komunitet dhe miratohen në Këshillin e Presidencës.
  2. Departamenti i Rinisë mblidhet jo më pak se dy herë në vit. Mbledhja drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së.
  3. Një përfaqësues i Departamentit të rinisë raporton me shkrim  të paktën një herë në vit para Këshillit të Presidencës për aktivitetet vjetore brenda departamentit.
  4. Të gjithë anëtarët e Departamentit të Rinisë e ushtrojnë këtë detyrë në mënyrë vullnetare.
  5. Në rast dorëheqjeje të një apo më shumë anëtarëve, përjashtimit apo zëvendësimit me shkrim nga komuniteti që përfaqëson, apo organet drejtuese të KNFSH-së, zëvendësohet nga një tjetër anëtarë i nominuar nga komuniteti përkatës.

 

Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë ka për detyrë:

  • Të organizojë sektorët e rinisë ndërfetare në rrethe.
  • Organizon takime e biseda me studentë e të rinj me qëllim forcimin e dialogut dhe harmonisë ndërfetare te brezat e rinj.
  • Zhvillon aktivitete kulturore dhe sportive në bashkëpunim me sektorët e rinisë të komuniteteve fetare në vend.

Përgjegjëse e Departamentit të Gruas dhe Rinisë për vitin 2024 ishte znj. Sonila Rembeci, ndërsa për vitin 2025 është Motër Ermira Koleci.

Anëtarë të Departamentit të Rinisë janë:

1 Znj. Ardita Reshiti Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
2 Dr. Hysni Skura Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
3 Z. Pandeli Zeneli Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
4 Znj. Ana Bërbati Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
5 Znj. Ada Lushi Kisha Katolike e Shqipërisë
6 Znj. Enida Lleshi Kisha Katolike e Shqipërisë
7 Z. Ali Ekber Bardhi Kryegjyshata Bektashiane
8 Znj. Brunilda Gorovelli Kryegjyshata Bektashiane
9 Znj. Lidia Sema Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
10 Z. Emanuel Kasemi Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
Shpërndarja tregon përkujdesje
     
  
Shqip